Në hollin e Teatrit “Migjeni” u organizua një aktivitet i veçantë për 70-vjetorin e lindjes së aktorit Bruno Shllaku, një nga figurat më përfaqësuese të skenës shkodrane. Miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë ndanë kujtime, vargje dhe interpretime muzikore, duke sjellë në vëmendje rrugëtimin e tij artistik dhe njerëzor.

Me një karrierë të gjatë dhe role të spikatura, ndër to edhe “Gjaku i Arbërit”, Bruno Shllaku përfaqëson brezin e aktorëve që kanë ndërtuar identitetin e skenës shkodrane, duke lënë pas një kontribut të çmuar që ende pret vlerësimin institucional.