Java e 22-të e “Abissnet Superiore” sjell përballjen mes Teutës dhe Vllaznisë, një duel me peshë për objektivat e të dy skuadrave. Kuqeblutë udhëtojnë drejt Durrësit me synimin për të vijuar ecurinë pozitive dhe për të marrë maksimumin nga kjo transfertë.

Një ditë para ndeshjes në stadiumin “Niko Dovana”, drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani, u shfaq optimist dhe besimplotë për një paraqitje të suksesshme të skuadrës shkodrane, duke vlerësuar përgatitjen dhe gjendjen e grupit.

Gjatë deklaratës së tij, Sinani u ndal edhe te merkatoja, duke folur për përforcimin më të fundit të skuadrës, Kevin Dodaj, i cili pritet t’i japë më shumë alternativa repartit ofensiv dhe të kontribuojë në objektivat e ekipit në vazhdimësinë e sezonit.

Sfida Teuta–Vllaznia do të luhet të dielën në orën 16:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e RTSH-së.