Sporti dhe edukimi fizik po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një shtyllë të rëndësishme të formimit të studentëve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Përtej rezultateve sportive, aktivitetet fizike kontribuojnë drejtpërdrejt në shëndetin, disiplinën dhe mirëqenien sociale të të rinjve.

Profesori dhe trajneri i volejbollit universitar, Artan Kalaja, thekson se përfshirja e studentëve në sport është një mënyrë efikase për t’i mbajtur ata larg veseve dhe varësisë nga telefoni, duke i orientuar drejt një jete më aktive dhe më të shëndetshme.

Në këtë kuadër, Universiteti “Luigj Gurakuqi” vijon të promovojë aktivitetet sportive si pjesë integrale të jetës studentore, duke i dhënë sportit një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.