Në ambientet e Bibliotekës Shkencore u zhvillua promovimi i librit “Metodikë e Edukimit Muzikor”, me autor pedagogun Roland Guli, një botim që i vjen në ndihmë mësimdhënies së muzikës në arsimin parashkollor dhe fillor.

Libri sjell një qasje praktike mbi edukimin muzikor, duke ofruar metoda, teknika dhe materiale konkrete për mësuesit, me synimin për ta bërë procesin mësimor më krijues dhe më të përshtatshëm për fëmijët dhe studentët e Pedagogjisë Muzikore. Në fokus të tij është zhvillimi i ndjeshmërisë muzikore dhe aftësive krijuese që në moshë të hershme.

Promovimi u organizua nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Mësuesisë, dhe mblodhi pedagogë, studentë dhe dashamirës të muzikës dhe edukimit, duke u vlerësuar si një kontribut i rëndësishëm në fushën e didaktikës muzikore.