Dom Mikel Koliqi, kardinali i parë shqiptar i Kishës Katolike, ishte jo vetëm një figurë e besimit dhe qëndresës, por edhe një emër kyç që i dha zë muzikës shqiptare përmes korit, melodramës dhe edukimit të brezave të rinj.

Koliqi ishte themeluesi i korit të Katedrales “Scuola Cantorum” që formoi breza të rinj muzikantësh. Ai kompozoi rreth 30–40 pjesë korale dhe realizoi në skenë tri melodrama me tekst të Dom Ndre Zadejës, të cilat, sipas kompozitorit Gjon Shllaku, i paraprinë lindjes së operës së parë shqiptare.

Muzikologu Lukë Mllugja ndan detaje mbi ruajtjen e veprave muzikore të Koliqit gjatë diktaturës.

Ky janar shënon 29-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dom Mikel Koliqit, themeluesit të muzikës korale dhe skenike që i dha zë kulturës shqiptare edhe në kohët e saj më të vështira.