Bashkia Shkodër ka shpallur përfundimin e procedurës për plotësimin e vendit të lirë të punës pranë Teatrit “Migjeni”, për pozicionin Aktor, Trupa Artistike.

Në mbështetje të legjislacionit në fuqi dhe vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër për miratimin e strukturës së administratës dhe institucioneve në varësi, është bërë publik rezultati përfundimtar i procedurës së konkurrimit.

Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët që kanë arritur të marrin mbi 60% të pikëve dhe janë shpallur fitues janë:

Tristan Halilaj – 85 pikë

Ina Morinaj – 78 pikë

Rezultati përfundimtar i procedurës është publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.