Shkrimi i dorës po përdoret gjithnjë e më pak, veçanërisht nga të rinjtë, si pasojë e përhapjes së shpejtë të teknologjisë digjitale. Tastierat dhe ekranet me prekje kanë zëvendësuar në masë të madhe shkrimin tradicional, duke ngritur shqetësime për ndikimin e kësaj prirjeje në procesin e të nxënit.

Së fundmi, UNESCO ka prezantuar një projekt që synon mbrojtjen e shkrimit të dorës, duke e konsideruar atë një aftësi të rëndësishme për zhvillimin mendor dhe edukimin. Mësuesja Orjeta Dushi nga Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër thekson se shkrimi i dorës ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe të mbajnë mend më mirë mësimin.

Nga ana tjetër, të rinjtë janë të vetëdijshëm se shkrimi me dorë mbetet i rëndësishëm për të mësuar.

Ekspertët dhe UNESCO theksojnë se ruajtja e shkrimit të dorës është e domosdoshme, jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për cilësinë e arsimit dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm.