Publiku shkodran e njeh Marjana Begun që nga viti 2016, kur ajo, ende fëmijë, fitoi konkursin “Gjeniu i Vogël” me zërin dhe ndjeshmërinë e saj të veçantë. Ishte një moment që shënoi fillimet e një rrugëtimi artistik premtues. Marjana ndalet me respekt të veçantë te mjeshtri i ndjerë Kujtim Alija, përkrahja e të cilit në hapat e parë të karrierës mbetet e paharruar.

Rrugëtimi në muzikë u ndërpre për një periudhë kohe, si pasojë e zgjedhjeve dhe rrethanave të jetës personale. Megjithatë, përvoja e saj jetësore ka qenë e ndikuar edhe nga sfidat sociale. Si vajzë me rrënjë në komunitetin rom, Marjana tregon se ka ndjerë paragjykime. 

Artistja ka nisur t’i rikthehet sërish muzikës, tashmë me një tjetër pjekuri emocionale. Dëshira e saj është për mbështetje artistike, veçanërisht në Shkodër, qytetin me të cilin e lidhin rrënjët, kujtimet dhe fillimet e saj në skenë.