Ekspozita “Mozaik Urban” e artistes nga Prishtina, Shqipe Berisha, në Galerinë “Oda” në Shkodër, shënoi çeljen e programit të ekspozitave për vitin 2026 në këtë hapësirë arti. E kuruar nga Arben Elshani, ekspozita paraqitet si një rrëfim vizual i ndërtuar mbi marrëdhënien komplekse mes njeriut dhe qytetit, ku shtëpia dhe urbanizmi shfaqen jo vetëm si struktura fizike, por si bartës të përvojës njerëzore, kujtesës dhe transformimit të vazhdueshëm.
“Ekspozita sfidon perceptimin e shikuesit dhe e fton atë në reflektim,” shprehet njëra nga vizitoret e pranishme, artistja Kaltrina Hoti. Galeria “Oda” konfirmon rolin e saj si një hapësirë aktive e artit bashkëkohor dhe dialogut kulturor. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në deri në fund të janarit.
