Holli i Teatrit “Migjeni” këtë fundjavë u shndërrua në një hapësirë homazhesh dhe nderimi për regjisorin e njohur Edmond Mhilli, i cili u nda nga jeta më 9 janar, në moshën 79-vjeçare. Të afërm, kolegë, miq dhe përfaqësues institucionesh kulturore u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën një prej figurave më përfaqësuese të jetës artistike në Shkodër.

Kolegët aktorë Merita Smaja dhe Agron Dizdari, vlerësuan kontributin profesional, pasionin për teatrin dhe ndikimin që Edmond Mhilli pati te breza të tërë artistësh.

Me ndarjen nga jeta të regjisorit Edmond Mhilli, Shkodra humbi një personalitet të rëndësishëm të skenës, por trashëgimia artistike dhe njerëzore e tij do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të qytetit.