Vllaznia e ka mbyllur gjysmën e parë të kampionatit në vendin e katërt me 30 pikë, shtatë më pak se Egnatia kryesuese dhe kampione në fuqi. Pavarësisht oshilacioneve gjatë fazës së dytë, kuqeblutë vijojnë të mbeten në garë për objektivat madhorë të sezonit.
Sipas specialistit të futbollit Arben Parmeza, përbërja cilësore e skuadrës dhe potenciali që ajo ka në dispozicion e mbajnë Vllazninë mes pretendentëve kryesorë për titullin kampion.
“Abissnet Superiore” do të rifillojë më 14 janar, ku Vllaznia do të përballet pikërisht me Egnatian në stadiumin “Loro Boriçi”, në një sfidë që pritet të ketë peshë të madhe për vazhdimësinë e sezonit.
