Viti që lamë pas shënoi një tjetër moment historik për teatrin shqiptar, teksa shfaqja “Vizita” e regjisorit Iodice u prezantua me sukses në disa nga skenat më të rëndësishme evropiane. Një nga kulmet e këtij rrugëtimi ishte pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar MITEM në Budapest, një prej eventeve më prestigjioze teatrore në Europë.
Në dhjetor, shfaqja realizoi edhe një tur të gjerë në Itali, duke u ngjitur në skenat e qyteteve si Gorizia, Firence, Napoli, Cagliari, Nuoro dhe Bolzano, duke përfaqësuar denjësisht teatrin shkodran dhe atë shqiptar.
Sipas aktorit të Teatrit “Migjeni”, Jozef Shiroka, suksesi i “Vizitës” lidhet me disa faktorë.
Rrugëtimi i shfaqjes nuk ndalet këtu. Përgjatë vitit 2026 janë tashmë të përcaktuara katër data të reja shfaqjesh, ndërsa pritet që “Vizita” të vijojë pjesëmarrjen edhe në festivale të tjera teatrore ndërkombëtare.
Turi italian dhe prezantimi në skena prestigjioze evropiane mbeten një moment krenarie për kulturën dhe artin shkodran.
