Si pasojë e situatës së krijuar në segmentin rrugor Ura e Shtrenjtë – Prekal, ekipet e Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile, ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër gjendjen.

Lidhur me këtë situatë, administratori i Njësisë Administrative Postribë, Avenir Çela, bëri me dije se Bashkia Shkodër është pranë banorëve dhe po ndjek me vëmendje çdo zhvillim, ndërsa pritet mbërritja e ekipeve të Emergjencave Civile nga Ministria e Mbrojtjes për të realizuar ndërhyrjen e shpejtë në riparimin e rrugës.

Ndërkohë, po kryhet vlerësimi paraprak i situatës dhe po shqyrtohen mundësitë e ndërhyrjes së menjëhershme, me synim normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë për banorët dhe përdoruesit e këtij aksi rrugor.