RTSH Shkodra do të sjellë për publikun emisionin special të fundvitit “Simfoni Festash”, i cili do të transmetohet nga 25 deri më 31 dhjetor, çdo mbrëmje nga ora 18:00–19:00. Programi i dedikohet njerëzve të suksesshëm në art, sport dhe fusha të tjera, të cilët kanë spikatur me arritjet e tyre gjatë vitit që po mbyllet.

Emisioni vjen nën drejtimin e Marjo Gjinit, Arjola Zadrimës dhe Blerta Koplikut, tre zëra të RTSH Shkodra, të cilët përmes një stili të lirë intervistash dhe bisedash në studio, jashtë kontureve tradicionale televizive, krijojnë një hapësirë të ngrohtë komunikimi.

Programi ndërtohet mbi energjinë pozitive, fjalën e bukur dhe emocionin që karakterizon fundvitin. Të ftuarit e “Simfoni festash” do të ndajnë çdo mbrëmje histori personale, kujtime, reflektime dhe urimin e tyre për vitin e ri në RTSH Shkodra.