Një ditë përpara duelit të javës së 18-të të Superiores mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, në kampin kuqeblu u zhvillua konferenca për media rreth përgatitjeve të fundit për këtë përballje.

Drejtori sportiv Vioresin Sinani theksoi se skuadra nuk ndodhet në krizë, por se në këtë moment ajo që kërkohet është qetësia dhe vazhdimësia në punë.

Kapiteni Bekim Balaj u bëri thirrje mjedisit shkodran për përkrahje maksimale, duke nënvizuar se mbështetja e tyre është thelbësore për skuadrën.

Ndeshja Vllaznia–Flamurtari do të luhet të mërkurën, më 24 dhjetor, në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”. Superiorja do të rikthehet në mesin e muajit janar për gjysmën e dytë të sezonit.