Piktori nga Prishtina, Arben Elshani, erdhi para publikut shqiptar me një ekspozitë personale në Galerinë “Oda”në Shkodër, nën titullin “Load…”. Ekspozita sjell një reflektim artistik mbi konceptin e ngarkesës në realitetin bashkëkohor, duke e trajtuar atë si proces fizik, emocional dhe psikologjik. Mes të pranishmëve në ekspozitë ishte skulptori shkodran, Ferid Kola. 

Ekspozita “Load…” e fton vizitorin jo vetëm të vëzhgojë, por të bëhet pjesë aktive e procesit interpretues, duke projektuar përvojat personale mbi veprat e ekspozuara. Në këtë mënyrë, ekspozita pozicionohet si një hapësirë reflektimi kritik mbi marrëdhënien mes kujtesës, kohës dhe identitetit në ekzistencën moderne.