Barazimi në kampionat ndaj Bylisit ka thelluar në 6 pikë diferencën e Vllaznisë me kreun e renditjes, që aktualisht mbahet nga Elbasani, duke shtuar presionin në kampin kuqeblu në këtë pikë të sezonit.

Ish-përgatitësi atletik i Vllaznisë, Arben Parmeza, e cilëson këtë situatë si një krizë të përkohshme, që prek çdo skuadër gjatë kampionatit dhe që, sipas tij, do të tejkalohet me punë dhe qetësi.

Një moment krenarie për ambientin kuqeblu mbetet edhe nderimi i Bekim Balajt dhe Megi Doçit, të shpallur fitues të çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2025.

Tashmë vëmendja e skuadrës shkodrane është përqendruar te dueli i radhës me Tiranën, një sfidë e fortë dhe delikate që do të zhvillohet në fundjavë, për llogari të javës së 17-të të Kategorisë Superiore.