Shfaqja teatrore “Vizita”, me regji të regjisorit të njohur italian Davide Iodice, ka përmbyllur me sukses një tur të gjerë në disa nga teatrot e Italisë si ato në Gorizia, Firence, Napoli, Cagliari, Nuoro dhe Bolzano duke shënuar një arritje të veçantë për teatrin shkodran e atë shqiptar dhe trupën e aktorëve pjesëmarrës.
Për aktorin Jozef Shiroka, ky tur përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën artistike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Edhe aktorja Merita Smaja e cilëson këtë tur si një sukses të madh artistik, duke nënvizuar se “Vizita” arriti të kapërcejë barrierat gjuhësore dhe kulturore, falë mesazhit universal që përcjell.
Turi italian i shfaqjes “Vizita” konfirmon potencialin e teatrit shqiptar dhe mbetet një moment krenarie për kulturën dhe artin shkodran.
