Në sheshin para Katedrales “Shën Shtjefni”, atmosfera që i paraprin festës së Krishtlindjes u përcoll përmes një organizimi të veçantë rinor, i realizuar nga Famullia “Zoja e Shkodrës”. Aktiviteti u shoqërua me një koncert festiv, ku në skenë u ngjitën talente të reja, duke sjellë muzikë, energji dhe frymë bashkimi për qytetarët e pranishëm.
Të rinjtë përcollën emocionet dhe kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e nismave që krijojnë hapësira shprehjeje artistike për ta.
Aktiviteti shërbeu për të transmetuar mesazhe shprese, gëzimi dhe solidariteti, në frymën e Krishtlindjes.
