Fundjava rikthen emocionet e futbollit në vend teksa luhet java e 16-të e Kategorisë Superiore. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Bylisin, të dielën në orën 16:30. “Kuqeblutë kanë vuajtur në ndeshjet e fundit mungesat dhe dëmtimet por ekipi po ringrihet,” u shpreh drejtori sportiv, Sinani në konferencën e pragndeshjes.

Elmando Gjini do të jetë mungesa e radhës në këtë sfidë por Sinani shfaqet optimist se skuadra do të dijë të reagojë ndërsa Bylisin nuk e konsideron një kundështar të lehtë.

Ndeshjet e tjera të javës së 16-të janë: Vora-Elbasani, Partizani-Flamurtari, Teuta-Tirana dhe Dinamo-Egnatia.