Një rikthim i ngrohtë dhe i ndjerë ishte ai i poetes Rita Petro në Shkodër së bashku me poeten Mimoza Ahmeti, ku në një mjedis intim në “Eko Club” u prezantua vepra e saj më e fundit poetike, “Poema e mungesës”. Libri sjell në vargje ndjesitë e mungesës dhe vetmisë, të trajtuara në të gjitha dimensionet e tyre njerëzore.

Autorja shkon përtej rrafshit personal, duke ftuar lexuesin në një bashkëbisedim të hapur mbi lirinë, vdekjen, bukurinë natyrale dhe artificiale, si edhe forcën e pushtetit.

Rikthimi i Rita Petros në Shkodër u prit me interes nga të pranishmit, duke e kthyer këtë mbrëmje poetike në një takim të veçantë mes fjalës dhe emocioneve.