Romani “Manual Rrëzimi” i studiueses dhe autores Jonila Godole u prezantua në Librarinë “Ora e Shkodrës”, duke sjellë në vëmendje një nga momentet më të rëndësishme të historisë së tranzicionit shqiptar: rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1991.

“Manual Rrëzimi” është një roman mbi kujtesën, heshtjen dhe mënyrën se si shoqëria ndërton rrëfimin e së kaluarës, duke vënë përballë faktet historike me perceptimet personale.

Autorja hedh dritë mbi një nga ngjarjet kryesore të historisë së afërt shqiptare, duke e kthyer romanin në një reflektim të thellë mbi kujtesën kolektive dhe mënyrën se si e përjetojmë të shkuarën sot.

Botimi është fryt i një pune kërkimore 5-vjeçare, gjatë së cilës Jonila Godole ka grumbulluar dhe analizuar dokumente, fotografi dhe dëshmi të shumta lidhur me statujën e diktatorit.