“Rrëfimet e një romancieri të ri”, vepra e shkrimtarit italian Umberto Eco u prezantua për lexuesit edhe në gjuhën shqipe, e përkthyer nga Zija Vukaj.

Qasja e Eco-s ndaj letërsisë dhe shkrimit si dhe sfidat e përkthimit ishin në fokusin e takimit të zhvilluar në Bibliotekën Shkencore të Shkodrës. “Pikëpamjet e Eco-s janë aktuale duke i rezistuar kohës,” shprehet Vukaj.

Takimi solli një ndërthurje mes letërsisë, përkthimit dhe studimeve kulturore, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut akademik rreth autorëve të mëdhenj të letërsisë botërore.