Sheshi festiv me shtëpizat dhe mbrëmjet argëtuese po shndërrohet në një nga hapësirat kryesore të fundvitit në Shkodër, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dimëror përmes muzikës dhe festës.

Shkodra i ka kapacitetet e mjaftueshme për të zhvilluar edhe më tej industrinë e mikpritjes sipas zëvendëskryetarit Beka.

Shkodra i ndezi zyrtarisht dritat festive më 6 dhjetor teksa aktivitetet dhe koncertet po i shtojnë qytetit atmosferë dhe gjallëri.