Filip Guraziu u prezantua këtë të shtunë si autor i novelës së katërt me titullin “Jepni Cezarit atë që asht e Cezarit dhe Zotit atë që asht e Zotit”. Takimi u organizua nga Shoqata e Ish të Përndjekurve Politikë Shkodër, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Bibliotekës “Marin Barleti”.
Autori shkodran shpjegon se novela është ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të dëshmive që lidhen me kujtesën historike të vendit.
Guraziu u ndal edhe te mesazhi që synon të përcjellë vepra e tij, duke thënë se ruajtja e së kaluarës është detyrim moral për brezat e sotëm. Takimi u shoqërua me diskutime duke nxjerrë në pah rolin që letërsia ka në rikthimin e ngjarjeve që kanë shënjuar historinë shqiptare.
