Në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit, në hollin e Teatrit “Migjeni” u zhvillua një takim i veçantë me regjisorin dhe karikaturistin e njohur të kinokomedisë shqiptare, Bujar Kapexhiu. I pranishëm në Shkodër si pjesë e aktiviteteve të javës së humorit, Kapexhiu ndau një këndvështrim kritik mbi ecurinë e këtij zhanri në ditët e sotme.

Kapexhiu ndaloi te një prej problematikave kryesore që sipas tij po hasim në teatrot shqiptare: mungesa e autorëve të rinj të humorit.

Java e humorit në Shkodër po shoqërohet paralelisht edhe me një sërë seminarësh dhe diskutimesh ku marrin pjesë emra të njohur të humorit dhe teatrit në shkallë kombëtare.