“100-Vjetori i Vrasjes së Luigj Gurakuqit sipas dokumenteve të Arkivit të Kroacisë”, ishte emërtimi i ekspozitës dokumentare që sjell për herë të parë në Shkodër materiale arkivore të panjohura mbi figurën e një prej personaliteteve më të mëdha të kombit shqiptar.
Rektori Gjuraj theksoi se misioni i universitetit është të kthejë vëmendjen te figurat që kanë ndikuar në formësimin e shtetit shqiptar, duke i afruar ato me brezat e rinj.
Ekspozita paraqet një sërë dokumentesh, fotografish dhe materialesh të siguruara nga Arkivi Shtetëror i Kroacisë, të cilat hedhin dritë mbi rrethanat, jetën politike dhe profilin e shumëanshëm të Luigj Gurakuqit. Ajo do të qëndrojë e hapur për vizitorët në mjediset e Bibliotekës Shkencore.
