Shkolla Teknike Pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër po njeh rritje të interesit nga të rinjtë, sidomos nga vajzat, në të dy drejtimet që ofron: Pyje dhe Përpunim druri. Këtë vit shkolla ka regjistruar numër më të lartë nxënësish, duke konfirmuar vlerën që arsimi profesional po merr në tregun e punës.

Drejtoresha Albana Lleshaj thekson se disa prej avantazheve të shkollës janë transporti i siguruar, bursa e plotë për nxënësit dhe rrjeti i gjerë i bizneseve partnere, të cilat u krijojnë të rinjve mundësi reale punësimi.

Arsimi pyjor në Shkodër ka traditë të hershme, me fillesat që datojnë në vitin 1959, kur u hap Teknikumi Pyjor 2-vjeçar. Nga viti 1963 ky institucion u shndërrua në shkollë të mesme 4-vjeçare, duke formuar breza profesionistësh të fushës.