Shkodra bëhet qyteti i parë në Shqipëri që miraton Planin e Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane, një dokument strategjik i hartuar gjatë dy viteve punë nga mbi 23 ekspertë ndërkombëtarë. Plani synon transformimin e mënyrës së qarkullimit në qytet, rritjen e sigurisë në rrugë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Gjatë intervistës për RTSH, zv.kryetari Beka ndalet edhe te mënyra sesi ky plan do të prekë aktivitetin ekonomik në qytet. Plani do të shtrihet në tre afate realizimi.

Me miratimin e këtij plani, Shkodra synon të vendosë standarde të reja duke forcuar identitetin e saj si qytet i biçikletave dhe duke orientuar zhvillimin drejt një mobiliteti modern, të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.