Në prag të finales së Super Viareggio Cup, që do të zhvillohet në Itali mes Genoas U-19 dhe Vllaznisë U-19, u organizua konferenca zyrtare për mediat, ku drejtuesit dhe protagonistët e kuqebluve ndanë pritshmëritë për këtë duel historik.
Drejtori i Akademisë së Vllaznisë, Alban Neziri, theksoi se pjesëmarrja në një finale kaq prestigjioze rrit emrin e Vllaznisë dhe Shkodrës në arenën ndërkombëtare. Trajneri i skuadrës U-19, Edmond Doçi, u shpreh se ekipi është i përgatitur maksimalisht dhe se ndeshja ndaj Genoas do të kërkojë disiplinë të lartë dhe shpirt gare.
Ndërkohë, lojtari Xhesild Kapllanaj premtoi impenjim maksimal për të përfaqësuar me dinjitet Vllazninë dhe futbollin shkodran. Finalja do të luhet më 4 dhjetor në Genova, ku Vllaznia U-19 synon të shkruajë një faqe të re suksesi në historinë e futbollit të të rinjve shqiptar.
