“Zyshë e dashur” me regji nga Fritz Selmani ishte shfaqja e radhës në kuadër të “Gjegju Fest” në Teatrin “Migjeni”. Publiku mirëpriti interpretimet e të rinjve, që sollën në skenë një histori të fortë dhe të ndjeshme, në përputhje me frymën e festivalit që trajton temat e vështirësive dhe dhunës ndaj gruas.
Trupa e shfaqjes përbëhej nga të rinjtë: Marsel Paplekaj, Jozef Marashi, Mirsi Kiri, Amar Fishta dhe Amelja Krosaj. Për ta, interpretimi i roleve me ngarkesë psikologjike ishte një sfidë jo e lehtë.
Edicioni i parë i “Gjegju Fest” do të vijojë deri më 2 dhjetor me shfaqje të tjera premierë rreth tematikës së gruas.
