Letërsia shqipe po njeh një rikthim të fuqishëm të gegërishtes në poezinë bashkëkohore, veçanërisht përmes zërave të poeteve femra. Kohët e fundit është botuar një antologji poetike që mbledh poete nga veriu dhe jugu i vendit, të cilat në një pjesë të mirë të krijimtarisë së tyre kanë zgjedhur pikërisht gegërishten si mjet shprehës.

Në këtë kuadër, poeti dhe studiuesi Jozef Radi vlerëson se ky përdorim nuk është vetëm gjuhësor, por edhe identitar, duke i dhënë poezisë një ngjyrim emocional dhe tematik krejt të veçantë.

Poetika femërore shqiptare sot është jashtëzakonisht e larmishme falë tematikave të lëvruara. Gegërishtja u jep atyre një tingëllim të gjallë, të sinqertë dhe më afër shpirtit njerëzor. Përmes zërit të poeteve, gegërishtja po gjen një vend të denjë në letërsinë bashkëkohore shqiptare, duke na rikujtuar se gjuha e shpirtit është më e madhe se çdo kufizim normativ.