Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me emocionet e javës së 13-të, ku fokusi i tifozërisë shkodrane është te ndeshja Vllaznia-Teuta, e cila luhet të premten në orën 18:00 në “Loro Boriçi”.
Një ditë para ndeshjes, futbollisti Klinti Qato shprehu optimizëm për arritjen e fitores në Shkodër, si një fushë ende e pamposhtur nga rivalët.
Qato riktheksoi edhe një herë tjetër objektivin e këtij edicioni që është titulli kampion. Ndërkohë, çiftet e tjera të javës së 13-të janë: Bylis-Dinamo, Tirana-Egnatia, Elbasani-Partizani dhe Flamurtari – Vora.
