Në kuadër të festave të nëntorit, në Gjimnazin “Jordan Misja” u prezantua drama “Andrra n’epos”, një vepër artistike e bazuar në Eposin e Kreshnikëve, e sjellë në skenë nga nxënës të talentuar dhe me pasion për artin dhe traditën shqiptare.
Dramaturgjia mban autorësinë e mësueses së letërsisë, Rudina Prendi, e cila shprehet se vepra i afron të rinjtë me rrënjët kulturore dhe me figurat epike që kanë formësuar identitetin shqiptar.
Drama u prit me duartrokitje dhe emocion nga publiku, duke sjellë një interpretim të ndjeshëm të motiveve epike.
