Mjeshtri i pianos dhe orkestrimit, Robert Radoja, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës shqiptare, gjatë një rrëfimi të veçantë për lidhjen e tij me Shkodrën ndalet te ndikimi i i këtij qyteti në jetën artistike të vendit. Ai sjell në vëmendje traditën e orkestrës shkodrane dhe rolin që artistët e saj patën në themelimin e operës së parë shqiptare.
Pas përfundimit të studimeve të larta në vitin 1966, ai nisi aktivitetin në Tiranë por jo pa peripeci. Sot, pas dekadave të krijimtarisë, ai jeton më qetë dhe shikon me mirënjohje rrugën artistike që ka përshkuar, nga vitet e hershme e deri te aktiviteti i dendur profesional që e shoqëroi për gati një jetë të tërë.
Robert Radoja mbetet një prej emrave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare, pianist i shkëlqyer, orkestrues mjeshtër dhe pedagog që ka edukuar breza të tërë artistësh.
