“Shkodra dhe Ulqini, pavarësisht afërsisë gjeografike, ende nuk e kanë shfrytëzuar plotësisht potencialin e bashkëpunimit mes tyre,” këtë mendim ndan studiuesi dhe intelektuali i njohur shqiptar nga Mali i Zi, Nail Draga.

Sipas tij, të dy qytetet ndajnë histori, traditë, identitet kulturor dhe marrëdhënie të hershme shoqërore, por bashkëpunimi institucional mbetet larg mundësive reale. Draga thekson se në fushat e kulturës, turizmit, arsimit, trashëgimisë dhe promovimit të vlerave shqiptare në rajon, është koha për hapa konkretë dhe bashkëpunim strategjik, jo vetëm simbolik.

Draga evidenton se lidhja Shkodër–Ulqin ka qenë historikisht natyrale, por institucioneve u takon të krijojnë ura bashkëpunimi që të sjellin përfitim për të dy qytetet.