Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me emocionet e javës së 12-të, ku vëmendja kryesore bie te sfida Partizani–Vllaznia, e cila luhet të dielën në orën 16:30 në Tiranë. Një ditë para ndeshjes, futbollisti Edon Murataj u shpreh se skuadra shkodrane është e motivuar për të marrë tre pikët në një transfertë të vështirë. 

Murataj ndalet edhe te mungesat në stol, duke pranuar se Vllaznia do të ndjejë peshën e mosprezencës së trajnerit Edi Martini dhe drejtorit sportiv Vioresin Sinani ndaj Partizanit.

Ndërkohë, çiftet e tjera të javës së 12-të janë: Vora – Teuta, Egnatia – Bylis, Dinamo – Elbasani dhe Flamurtari – Tirana.