22 Nëntori, Dita e Alfabetit, vjen këtë vit me një botim të ri që lidhet drejtpërdrejt me mësimin e gjuhës shqipe. Studiuesja dhe pedagogia shkodrane Irida Hoti vjen si autore e librit “36 mësime shqip–anglisht (A–Zh)”.

Metoda ndërtohet sipas çdo shkronje të alfabetit, me fjalor, dialogë, ushtrime gramatikore dhe audio duke i ardhur në ndihmë fëmijëve të diasporës dhe të huajve.

Kontributi i Hotit në fushën e gjuhësisë përmban autorësinë e monografisë “Gjuhësia e zbatuar” si dhe bashkautore e 17 botimeve të tjera, tekste shkollore dhe universitare, i fjalorit të termave në edukim etj.