Shkodra do të përjetojë një mbrëmje të rrallë muzikore të shtunën e 22 nëntorit, në skenën e Teatrit “Migjeni”, ku sopranoja  Inva Mula dhe muzikanti Genc Tukiçi do të interpretojnë në koncertin spektakolar “VOYAGE – Nga Shkodra në Paris”.

Protagonistët e ngjarjes artistike ishin të pranishën në konferencë duke ndarë ndjesinë e tyre për mediat dhe lidhjen me rrënjët.

Veç Orkestrës Simfonike të Shkodrës nën drejtimin e Elda Laros, koncertin e pasuron edhe Kori Polifonik “Prenkë Jakova” si dhe e ftuara speciale Isabel Eve Poro. Programi muzikor pritet të jetë një udhëtim emocionues mes Shkodrës, Parisit dhe skenave të mëdha europiane.