Shkolla Pyjore “Kolë Margjini” mbylli aktivitetet e Javës Kombëtare të Praktikave Profesionale me një takim të veçantë, ku në qendër ishin ish-nxënës të suksesshëm të kësaj shkolle.
Drejtuesja Albana Lleshaj thekson rolin kyç të arsimit profesional në tregun e sotëm të punës, duke nënvizuar se formimi praktik është garanci për punësim të qëndrueshëm dhe ndërtimin e një karriere të sigurt. Të ftuarit ndanë emocionet, rrugëtimin e tyre profesional dhe rëndësinë që patën vitet e formimit në këtë institucion unik në vend.
Shkolla Pyjore “Kolë Margjini” mbetet e vetmja në rang kombëtar që ofron formim profesional specifik për sektorin e pyjeve. Aktualisht, ajo numëron rreth 130 nxënës në dy drejtimet: pyje dhe përpunim druri.
