Shkrimtari Liridon Mulaj prezantoi për lexuesit shkodranë librin e tij më të ri, “Net dhe mjaltë”. Domethënia e titullit lidhet me atmosferën, udhëtimin emocional dhe simbolikën që mbart romani.
Aktorja Merita Smaja ndau vlerësimin e saj për veprën, duke e cilësuar atë një roman të ndërtuar me ndjeshmëri dhe ritëm të brendshëm, që e afron lexuesin me botën e personazheve. Mulaj nënvizon se teknologjia nuk mund ta zëvendësojë kurrë librin, pasi kontakti me tekstin, aroma e faqes dhe përjetimi që sjell leximi mbeten unike.

“Net dhe mjaltë” është libri i pestë i autorit, i cili e ka nisur rrugëtimin e tij me një vëllim poetik, por ka gjetur veten plotësisht në prozë. Ky roman vjen pas tre vitesh nga botimi i fundit i tij, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në krijimtarinë e autorit.
