Në Bibliotekën publike “Marin Barleti” u zhvillua promovimi i antologjisë “Kjo botë Shpirtnore…”, një vëllim poetik kushtuar krijimtarisë femërore bashkëkohore. Libri përmban 29 autore me 11 krijime secila, duke sjellë një panoramë të gjerë të zërit poetik të vajzave dhe grave të shekullit XXI.
Poetika femërore shqiptare ka krijuar një liri ndjesish që reflektohen në këtë antologji”, shprehet midis të tjerash poetja shkodrane, Desantila Qerimaj Rranxa.
Në takim morën pjesë bashkautorët e librit Jozef Radi dhe Desantila Qerimaj Rranxa, si edhe disa prej poeteve të përfshira në antologji, të cilat ndanë me publikun procesin krijues dhe rëndësinë e kësaj bote shpirtërore femërore në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Promovimi u mirëprit nga lexues, artdashës e autorë të rinj, duke e kthyer aktivitetin në një moment të veçantë për kulturën letrare në Shkodër.
