Prej ditësh, studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po zhvillojnë provat artistike për shfaqjen “Teatër poetik – me vargje nga Migjeni, Martin Camaj dhe Arshi Pipa”, një prodhim artistik që synon të rikthejë në qendër të vëmendjes poezinë shqipe dhe trajtat e saj bashkëkohore.
Në shfaqje marrin pjesë studentë nga disa fakultete të universitetit.
Shfaqja poetike që do të mbahet në Auditorin A1 të Fakultetit Ekonomik më 18 nëntor në orën 17:00 pritet të tërheqë interesin e studentëve, pedagogëve dhe të gjithë dashamirësve të artit të fjalës, duke sjellë një mbrëmje që kombinon traditën poetike shqiptare me interpretimin e brezit të ri.
