Në kuadër të 35-vjetorit të rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri, në Xhaminë e Rusit u zhvillua një mbrëmje përkujtimore kushtuar imamit të nderuar H. Fejzi Zaganjori (1945–2021), figurë me kontribut të madh fetar e kombëtar.

Gjatë ligjërimit, Imam Muhamed Sytari, Myftiu i Shkodrës, foli për vlerat që e karakterizonin Hoxhë Fejzi Zaganjorin, duke theksuar përkushtimin e tij në shërbim të fesë dhe komunitetit. Ai shtoi se ka ardhur momenti që Xhamia e Rusit, një nga më të vjetrat e qytetit, të marrë një pamje më dinjitoze.

Ligjërimi i plotë i Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari në Xhaminë e Rusit

Bashkëshortja e klerikut të ndjerë, Valdet Gruda, kujton me emocion një moment të veçantë nga viti i vështirë 1997.

Aktivitetet e Myftinisë Shkodër, në kuadër të 35-vjetorit të ringjalljes së besimit fetar në vend, do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme me veprimtari përkujtimore.