Rritja e konsumit ushqimor gjatë vitit 2025 ka sjellë një operim më të madh të subjekteve tregtare dhe prodhuese në territorin e qarkut Shkodër. Si rrjedhojë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar ndjeshëm kontrollet ndaj subjekteve në këtë fushë, në mënyrë të veçantë ndaj atyre me risk të lartë që i nënshtrohen inspektimeve 3-4 herë brenda vitit.
Haderi bën të ditur se deri më tani nuk janë konstatuar problematika që lidhen me shëndetin e konsumatorëve megjithatë ai u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast problematik.
Prioritet për AKU mbetet garantimi i sigurisë ushqimore dhe parandalimi i çdo rreziku për shëndetin e qytetarëve, sidomos në periudhat me fluks të lartë konsumimi.
