Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Përmendorja e Kujtesës”, një vepër në prozë e autorit dhe studiuesit Nadir Erkoçi Zhabjaku, e cila i kushtohet vuajtjeve të njerëzve nën regjimin monist. Autori, me një karrierë të gjatë si mësues dhe drejtues institucionesh arsimore, theksoi se libri është fryt i përkushtimit shumëvjeçar për të dokumentuar kujtesën e atyre që u persekutuan në diktaturë. 

Autori e cilëson këtë botim si të pazëvendësueshëm për kuptimin e së shkuarës dhe ruajtjen e së vërtetës historike, ndërsa tregon për vështirësitë financiare që shoqërojnë botimin e librave të tillë me vlera dokumentare.

“Përmendorja e Kujtesës” është libri i 14-të në krijimtarinë e Nadir Erkoçi Zhabjakut, duke vijuar kështu një rrugëtim të pasur në fushën e letërsisë dhe studimeve historike.