Ky nëntor shënon plot 10 vite pa regjisorin, aktorin dhe artistin e gjithanshëm Fatbardh Smaja, emrin që lidhi jetën e tij me artin shkodran e atë shqiptar. Një figurë që la gjurmë të thella në Teatrin “Migjeni”, por edhe në kinematografi, duke mbetur simbol i përkushtimit dhe talentit.

“Në çdo rol, ai sillte shpirtin e Shkodrës”, shprehen disa nga bashkëpunëtorët e tij në skenë.

Arti i Fatbardh Smajës vazhdon të jetojë në kujtesën e publikut, të aktorëve të rinj dhe në çdo skenë ku fryma e tij ndihet ende e gjallë.