Në vazhdën e takimeve dhe aktiviteteve kushtuar 35-vjetorit të rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në një vizitë Arqipeshkvin e Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine.
Takimi u zhvillua në ambientet e Xhamisë së Plumbit, një monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe fetare të qytetit, duke përcjellë mesazhe të forta për rëndësinë e besimit si themel i paqes dhe mirëkuptimit në shoqëri.
Dy krerët e komuniteteve fetare të Shkodrës theksuan gjithashtu rëndësinë e vlerave familjare, duke ndarë një qëndrim të përbashkët në mbrojtje të institucioneve morale që përbëjnë bazën e shoqërisë.
Ky takim vjen si një shembull i bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve në Shkodër dhe mbarë vendin.
