Rreth 125 familje u prekën nga përmbytjet e fundtetorit në territorin e Bashkisë Vau Dejës si rezultat i vërshimit të përroit të Glinës nga reshjet e rëna. Ndërsa është ngritur grupi i punës për përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara, në lagjen “Kapedan” po kryhen punime përgjatë përroit si pjesë e masave anti-përmbytje për muajt në vazhdim.
Banorët e prekur e konsiderojnë si “gangrenë” përroin e Glinës duke kërkuar ndërhyrje.
Autoritetet lokale kërkojnë që rehabilitimi i përroit të Glinës të bëhet pjesë e projekteve prioritare në mbrojtjen civile të qarkut Shkodër si garanci që Vau Dejës të mos përballet më me të njëjtin makth në çdo stinë reshjesh.
