Java e dhjetë e Kategorisë Superiore rezervon një përplasje pretendentësh për titullin në Rrogozhinë. Kundërshtari i radhës i kuqebluve do të jetë Egnatia, skuadra kampione në fuqi. Një ditë para transfertës së vështirë, në konferencën për mediat ishte i pranishëm drejtori sportiv, Vioresin Sinani.
Edhe në këtë sfidë skuadra do të vuajë mungesat e lojtarëve të gatshëm për teknikun Martini.
Krahas Egnatia-Vllaznia, java e dhjetë e “Abissnet Superiore” rezervon edhe duelet Tirana-Bylis, Dinamo-Teuta, Flamurtari-Elbasani dhe Vora-Partizani.
